50 Cent përplaset me policinë

Në Amerikë, përplasjet midis reperëve kanë qenë gjithmonë të shpeshta.
Duke qenë se në Amerikë përplasjet mes reperëve kanë qenë të shpeshta, në disa raste kanë lindur dhe problemet me oficerët e policisë, transmeton lajmi.net.

Së fundmi janë ngritur investigime rreth një oficeri të policisë në New York, pasi ai ka urdhëruar skuadrën e tij të hapin zjarr ndaj reperit ‘50 Cent’.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Instagram. Pranë imazhit 50 Cent ka treguar se oficeri i quajtur Emanuel Gonzales vazhdon akoma të jetë në detyrë edhe pas kësaj situate.

Vendimi që pritet të merret kundrejt tij ende nuk është bërë i ditur por pritet që të mirret vesh shumë shpejtë.

Advertisement
Loading...