
Vetëm pak kohë më parë kantautori i njohur Stine i ka dhënë fund lidhjes së tij disa vjeçare me Gracielën, nënën e vajzës së tij.
Ky lajm u komentua gjatë edhe për faktin se ishte vet Stine, i cili përmes një postimi në rrjete sociale e bëri të ditur. Por mesa duket për këtë marrëdhënie do vijojë të flitet. Moderatorja Roza Lati, e cila dikur ka qenë në një lidhje me Stinen, dhe pak vite më parë u bashkuan në spektaklin e kërcimit “Dance With Me” ka ftuar në emisionin e saj “Why not” pikërisht ish-partneren e ishit të saj.
Ajo e ka publikuar këtë foto në rrjete sociale duke etiketuar edhe vetë këngëtarin në këtë foto. “Stine shiko me ke jam!!!,”-përfundon Lati. Me këtë foto ajo i ka dhënë gjithashtu fund dyshimeve se Graciela ka qenë xheloze në kohën kur Stine dhe Roza ishin partnerë kërcimi në “Dance Ëith Me”.






























