A e keni menduar ndonjëherë se Enca është kaq e dhënë pas parave(FOTO)

Tashmë të gjithë jeni të familjarizuar me imazhin e këngëtares shqiptare me më shumë follow-ër në Instagram, Enca Haxhiaj.

Këngëtarja është mjaft aktive në këtë rrjet social dhe së fundmi ka ndarë me fansat pamje nga një jaht luksoz edhe kjo është vetëm një ditë para se të nis pushimet.

Në storyn e rradhës Enca shkruan “Paraja nuk mund të blej lumturinë por është më mirë të qash në një jaht. (Kur bëhët fjalë për lot gëzimi)” , shkruan Enca duke u munduar ta rregullojë situatën me shpjegimin në kllapa.

Kujtojmë se Encën do ta shohim shumë shpejt në rolin e aktores në filmin e ri të Ermal Mamaqit.