A ju kujtohet Linda Rei? Rikthehet ne ekran, ja programi ku do ta shihni

Prej 2 vitesh Linda Rei i ka munguar ekranit dhe gjatë kësaj kohe makeup artistja ka jetuar në Maltë. Ndonëse nuk është shfaqur në ekran dhe as ka dhënë intervista, Linda ka qenë duke shijuar udhëtimet dhe jetën e natës. Ajo ka postuar shpesh foto e video teksa argëtohej dhe vazhdon të jetë shumë e komentuar në media.

Ditën e sotme Linda ka zbuluar se do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Në një postim në Instastory, ajo ka treguar se do e shohim në sezonin e ri të “Dance with me”.

“Shumë shpejt në Dance with me 6”, shkruan Linda.

Nuk dihet ende nëse Linda do konkurrojë sërish në këtë program apo do e shohim me ndonjë pozicion të ri.

Kujtojmë që ajo mori pjesë në “Dance with me” dy vite më parë, por u largua nga gara.

Advertisement
Loading...