Adrola Dushi: Shekulli XXI, shekull degjenerues

Adrola Dushi është pa pikën e dyshimit një ndër modelet më të bukura dhe të sukseshme në trojet shqiptare.

Modeatorja është bërë nënë e një djalë në moshë të re por më pas është ndarë për arsye që nuk dihen me bashkëshortin, pavarësisht kësaj ata ruajnë lidhje shumë të mira shoqërore.

Suksesin dhe famën modelja është kujdesur ti aari me punë dhe shumë punë pa u bërë pjesë e ndojnjë skandali.

Nuk dihet çfarë e ka revoltuar së fundmi Adrolën, por një status në Instagram na bën të dyshojmë, shkruan Albeu.

Adrola duket se po bën një “replikë” me shekullin e 21 në të cilin ndodhemi, ku njeriu është i lirë të bëj çfarë të doj, por fatkeqësisht njerëzit këtë të lirë e kanë keqpërdorur duke hapur në masë alkoolin, supstancat narkotike apo edhe seksin.

Statusi i plotë i Adrolës

Mirësevini në shek.XXI… Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe.

Ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat.

Ku të pish e të tymosësh është në modë e nëse nuk e bën, je demode.

Ku banjot janë kthyer ne studio fotografike dhe kisha vendi perfekt për të bërë check in.

Shekulli XXI, ku burrat e gratë i tmerron më tepër shtatzania se sa HIV.

Ku njerëzit “vdesin nga frika” ndaj terroristëve dhe kriminelëve më shumë se sa t’i frikësohen Zotit.

Ku veshjet tregojnë vlerën e një njeriu.

Ku të kesh para është më e rëndësishme se sa të kesh miq e të afërm.

Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t’i mohojnë prindërit e tyre, në emër të “dashurisë” virtuale.

Ku prindërit harrojnë të mbledhin gjithë familjen në tryezë për një darkë të qetë për të folur se si i ka shkuar dita gjithesecilit, sepse janë të zënë me celularët.

Ku burra dhe gra shpesh kërkojnë marrëdhënie pa angazhime ku detyrimi i vetëm është “të pozojmë bukur për fotot që do të publikojmë në rrjetet sociale, për t’i treguar dynjasë dashurinë tonë të përjetshme”.

Ku jeta është bërë tërësisht publike dhe dashuria një pjesë teatrale.

Ku më i famshmi apo më i ndjekuri me më shumë “like” në foto është ai që shtiret më bukur sikur është i lumtur ; ai/ajo që poston foto në vende ekzotike apo luksoze, i rrethuar nga “miqësi boshe”, me “dashuri” të paqarta…

Ku njerëzit harrojnë të kujdesen për shpirtin e tyre të zbrazët, duke iu dedikuar për orë të tëra trupit.

Ku një operacion plastik për të patur trupin “perfekt”, një injektim botoksi për të patur fytyrën perfekte vlen më tepër se një diplomë.

Ku një foto në palestër ka më tepër “like” se një foto duke lexuar apo duke kryer vepra të mira në shërbim të komunitetit.

Shekulli XXI, ku mbijeton vetëm nëse luan me “arsyen” dhe shkatërrohesh nëse vepron me zemër!

Advertisement
Loading...