Aktori i Portokallisë zbulon një sekret që nuk e dinim për Elvana Gjatën dhe Jonida Vokshin

Aktori rrëfeu këtë herë për një sekret të këndshëm mes Elvana Gjatës dhe Jonida Vokshit, dy personazheve publik të njohur, por njëherësh edhe dy shoqeve të ngushta, të cilat gjatë viteve të Akademisë kishin një lojë të preferuar tyren: të lageshin me kovat e ujit që përdoreshin për të larë dyshemenë e Akademisë deri sa bëheshin qull.

Veleshnja ka treguar madje se në një rast është përfshirë edhe ai, por në të ndodhi edhe një incident i vogël, ku kova fluturoi dhe goditi Altin Bashën. Nga gjithçka aktori tregoi pa drojë, kuptohet që bëhet fjalë për një brez artistësh energjik dhe entuziast gjatë viteve kur ata studionin në Akademinë e Arteve të Bukura në kryeqytet.

 

Advertisement
Loading...