Angelina Jolie nuk do të martohet kurrë më

Angelina Jolie thotë se është ndjerë ‘nën presion’ nga Brad Pitt për t’u martuar në vitin 2014 pas nëntë viteve lidhje … dhe tani ajo ‘nuk do të martohet më’.

Ata ishin në një lidhje shumë të mirë pasi u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2005, Mr and Mrs Smith.

Ata jetuan në kompleksin e tij të madh në Los Feliz, California me gjashtë fëmijët e tyre ndërsa karriera e tyre lulëzoi.

Por më pas Angelina Jolie dhe Brad Pitt të dy u fejuan në vitin 2012 dhe vendosën ta bënin romancën e tyre zyrtare kur u martuan në vitin 2014 në pallatin e tyre në jug të Francës.

Por të mërkurën një burim i tha UsWeekly se aktorja Maleficent ndjehej ‘presion’ për të thënë ‘unë pranoj”.

Dhe dhimbja e një divorci tjetër ka bërë që Angelina të zotohet të mos martohet më kurrë.

Advertisement
Loading...