Anwar Hadid humb personin më të dashur, kështu vepron Dua Lipa

Se gjërat janë bërë serioze mes dyshes e provon edhe fakti se ata po shikojnë mundësinë e të jetuarit nën një kulm.

Dua Lipa iu bashkua të dashurit të saj Anwar Hadid në funeralin e gjyshes së tij të dashur në Roterdam në Hollandë të Mërkurën.

Këngëtarja, 24 vjeçe, dhe modeli, 20 vjeç, shëtitën përkrah njëri-tjetrit, pasi u bashkuan nga motrat e Anwarit, Gigi, 24 vjeç, dhe Bella Hadid, 22 vjeç, në shërbimin për të nderuar Ans van den Herik, i cila vdiq në gusht pas një beteje të gjatë me kancer.

Dua kishte veshur një fustan të zi, me mëngë të gjatë në ceremoni të cilin e kombinoi me taka të zeza.

Advertisement
Loading...