Binjakë me fansen? Këngëtari shqiptar sqaron ngjarjen

Binjakë me fansen? Këngëtari shqiptar sqaron ngjarjen
Në nëntor të vitit të shkuar, nëpër rrjete sociale qarkulluan foto dhe video të Ardian Bujupit të filmuara nga një vajzë, fanse e tij.

Nga filmimet dyshja u pa pranë një dhome hoteli e ndërsa në një prej postimeve të saj i shkruante këngëtarit: “Mirupafshim Ardian zemër! Ishalla janë binjakë.”

Që nga ai moment, Ardiani e vazhdoi historinë e binjakëve dhe komentet nuk patën fund.

I ftuar në “Why Not” pasditen e djeshme Bujupi foli sërish rreth kësaj historie që bëri xhiron e internetit në fare pak kohë.

“Ka patur disa persona që kanë nxjerrë haptas disa gjëra të miat private dhe kjo ka qenë një situatë e keqe. Nëse je me dikë shumë privat dhe e shfrytëzon nuk është mirë.”

Duket se pavarësisht ironisë dhe sportivitetit, këngëtarit kjo çështje i ka lënë shije të hidhur!

Advertisement
Loading...