Cilin politikan simpatizon, e cili i duket më antipatik? Tregon Arben Taravari(VIDEO)

Në rubrikën nsiklet të edicionit të fundit të Flitet.se, i ftuar ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Taravari u fut nsiklet, ndërsa dha përgjigjet më të sinqerta që ndonjëherë ka dhënë.

Veç shumë pyetjeve pikante ai u pyet edhe për atë se kë simpatizon nga skena politike shqiptare. Duke ikur nga skena politike në Maqedoni, përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe e qartë. Ai tha se simpatizon Shpend Ahmetin dhe Albin Kurtin, ndërsa në këto zgjedhje është edhe tifoz i Vetëvendosjes.

E pa u skuqur fare tha se politikani më antipatik është Ali Ahmeti, duke shtuar se atij i ka kaluar afati i përdorimit. Për më shumë ndiqni videon në vazhdim.