Ditëlindja e Bes Kallakut shkoi me dënime për të ftuarit, reagon edhe Ilir Meta

Fundjavën që lamë pas, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku festoi ditëlindjen e tij në një festë private mes miqsh dhe familjarësh, ku nuk munguan as emra të njohur të ekranit apo edhe vetë çifti Meta-Kryemadhi.

Menjëherë pas përfundimit të festës, Besi dhe miqtë e tij nisën postimet në rrjetet sociale duke bërë që Policia e Shtetit të reagonte dhe të gjobiste të 30 të pranishmit, përfshirë këtu edhe presidentin Meta dhe pronarët e ambjentit.

Në një intervistë për emisionin “Log” në ABC, Meta ka reaguar për gjobën e policisë duke thënë: “ Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore. Këto , lojëra, marrëzitë që bënë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat që kanë të bëjnë më përballjen me këto pasoja dramatike”.

“Maskën e mbaj për një mesazh për qytetarët. Ato policët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse policët do të përfundojnë në këmbët e popullit. Gjoba le të vënë, s’ka problem, por po u prek një votë nga një polic, duhet ta kenë të qartë se do të përfundojnë në këmbët e popullit si policët e Mubarak.  I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën.”, – ka përfunduar fjalën e tij presidenti Meta.

Advertisement
Loading...