Elvana nuk fitoi Festivalin e Këngës, reagon miku i saj në Instagram

Mbrëmjen e së enjtes u çel nata e parë e ”Festivalit të Këngës” në RTSH dhe si asnjëherë më parë audienca ka qenë më e lartë se kurrë, ndodhta edhe sepse binomi Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka sollën risitë që publiku priste prek. Elvana Gjata merr pjesë në këtë edicion me këngën “Me tana”, një këngë e cila është pëlqyer nga publiku, për shkak të rimit, por edhe koreografisë duke sjellë kështu një performancë fantastike.

Si rrallëherë, menaxheri  i Elvana Gjatës, Andi Islami, njohur nga të gjithë si dj Andi, vendosi t’i dedikonte këngëtares një postim emocionues në Instagram, që vetëm një mik i mirë do të mund ta bënte.

“Jam nisur disa herë të shkruaj, por kam menduar të pres një moment tjetër, por në fakt mendoj që nuk ka një moment specifik që unë duhet të pres, ndaj dua t’i them dy fjalë. Jam krenar për ty Elvana Gjata. Këtë nuk e them thjesht për performancën tënde mbrëmë në ‘Fest58’, por jam krenar për atë që ti je sot, për ambicien tënde, për forcën tënde, për faktin që nuk u dorëzove kurrë, nuk lodhesh kurrë, nuk kënaqesh kurrë, për faktin që nuk fole kurrë thjesht për të folur. Jam krenar për lotët e tu (edhe të mitë ndonjëherë) kur publiku nuk pranonte të ikje nga skenat e festivaleve duke ulëritur ‘Edhe një, edhe një’

“Jam krenar që ja ke dale të bësh dy hapa para, për çdo hap që na ka çuar pas. Jam krenar për faktin që edhe kur bashkë me mua ke lexuar ‘lajme’ portalesh, komente nga profile fallco, pa foto, pa asnjë ndjekës, të krijuar enkas për të hedhur helm e baltë mbi ty, pa baza, pa fakte, pa asgjë të vërtetë, gjithmonë thua më vjen keq për ata që kanë kaq shumë dëshpërim dhe urrejtje brenda vetes.

“Kam pothuajse dy dekada me muzikën shqiptare, që prej kohës kur me Ermal Mamaqin [te] ‘The Dreams’ bëja këngën ‘Nuk dua ta di’ apo kur në ‘Fest40’ kam dërguar këngën ‘Ekzistoj’ nga Julka, e cila nuk u fut as në finale, por ndërkohë ishte kënga hit në të gjithë Shqipërinë. Detaj i vogël, thjesht për të rifreskuar pak memorien time personale dhe tonën kolektive. Kam qenë në gjithë këto vite pranë shumë artistëve, më ka lidhur puna, më ka lidhur shoqëria, kam përjetuar shumë momente lumturie, suksesi apo vështirësie që ata kanë kaluar. E kam parë këtë treg muzikor të sotëm, ku akoma nuk ekzistonte. Kam parë ‘lojra’, kam parë hile, kam parë presione, kam parë dashuri, urrejtje, strategji, ego. Në fakt nuk di çfarë më ka mbetur pa e parë e në një bisedë me miq po mendoja mbase një ditë do të më duhet të shkruaj një libër.

Kam parë kaq shumë, e të gjitha këto kanë qenë në ndryshim nga viti në vit, por vetëm diçka nuk ka ndryshuar kurrë e këtë dua t’ia them çdo artisti të vjetër, të ri apo [atij] që do të marrë rrugën e muzikës në të ardhmen. Kur publiku e do këngën, askush nuk mund ta ndalë. Atë që të ka falur Zoti, askush nuk mund të ta marrë. Nuk ka ekuacion tjetër.”-shkruan ai.

Advertisement
Loading...