
Një emigrante nga India, e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara me ëndrrën për t’u shëruar nga kanceri, Shyamala Gopalan Harris rriti Kamala-n dhe motrën e saj, Maja, si gra të forta dhe të vetëdijshme për identitetin dhe jetën e tyre.
“Nëna ime më shihte dhe më thoshte: Kamala, ti mund të jesh e para në shumë gjëra që do bësh, por sigurohu të mos jesh e fundit.”
Në vitin 2010, Harris u bë gruaja e parë afrikano-amerikane dhe e para që shërbeu si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.
Në vitin 2016, ajo u bë gruaja e parë indiano-amerikane që u zgjodh në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Në gusht të vitit 2020, ajo u bë gruaja e parë me ngjyrë dhe gruaja e parë aziatiko-amerikane, kandidate si zëvëndëspresidente në një parti të madhe politike.
Sot, Kamala Harris është zyrtarisht zëvëndëspresidentja e parë aziatiko-amerikane në SHBA, zëvendëspresidentja e parë me ngjyrë dhe zëndendëspresidentja e parë grua.
Në daljen e saj të parë publike pas garës, Harris tha në një postim në Twitter:
“Këto zgjedhje kanë të bëjnë me shumë më shumë se rezultatet. Bëhet fjalë për shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për të. Kemi shumë punë para nesh. Le të fillojmë.”
Prania e Harris në garën e vitit 2020 ka qenë një kujtesë e fuqishme e asaj që ka munguar në politikë dhe udhëheqjen e grave.
“Është një moment i bukur dhe frymëzues për Amerikën, sepse mendoj se gratë, dhe më konkretisht gratë me ngjyrë, kanë dhënë kaq shumë dhe janë pak a shumë shtylla kurrizore e këtij vendi. Mendoj se, të jem në gjendje të shoh dikë që duket si unë, në një nga ato pozicione, është një nivel krenarie që nuk mund ta përshkruaj”, shprehet Alia Daniels, bashkëthemeluese e rrjetit botëror të mediave dixhitale queer Revry.
Harris, 56 vjeç, lindi në Oakland, Kaliforni. Nëna e sij, Shyamala Gopalan, ishte shkencëtare e kancerit të gjirit e cila emigroi nga Tamil Nadu, Indi në 1960 për të ndjekur një doktoraturë në endokrinologji në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. I ati i saj, Donald J. Harris, ishte një profesor i njohur i ekonomisë në Universitetin Stanford, i cili emigroi nga Xhamajka në vitin 1961 për studime pasuniversitare për ekonomi në Bekerley. Të dy prindërit e saj ishin aktivistë për të drejtat e njeriut dhe në marshimet për të drejtat civile në vitet 1960, i merrnin edhe vajzat me vete. E motra e saj, Maya Harris, është ndihmësja e saj. Maya është avokate, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe ka punuar në 2016-n në fushatën e Hillary Clinton.