Emina Çunmulaj tregon se cila është modelja më e keqe shqiptare

E ftuar në “Shiko kush luan”, supermodelja Emina Çunmulaj u vendos përballë disa zgjedhjeve paksa të sikletshme. Asaj iu desh të zgjidhte mes modeleve shqiptare që punojnë në Amerikë, ato më të mirat dhe ato më pak të mira. Si i renditi supermodelja koleget e saj; Tika Camajn, Angela Martinin, Adrola Dushin dhe Xhesika Berberin?

Sipas Eminës më e mira është Xhesika Berberi, në vendin e dytë renditi Angela Martinin, në të tretin Adrola Dushin dhe në vend të fundit Tika Camajn.

Duke marrë parasysh që përballë Eminës ishin Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, mund të themi që e gjithë situata ishte pak e sikletshme, megjithatë ajo e kaloi provën me sukses!

Urojmë që asnjëra nga vajzat të mos ketë hatërmbetje.

 

Advertisement
Loading...