Fjolla Morina krah të dashurit, poston video duke u përqafuar

Pas gjithë situatës së vështirë ku u përfshi, duket se Fjolla Morina po e rimerr veten dhe tashmë po kalon ditë të lumtura.

Madje ditën e djeshme ajo ka publikuar në Instastory një video me të dashurin e saj, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar. Ajo shfaqet në krahët e tij, teksa e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “Zemra ime!”.

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës. Pas një kontrolli në makinë, Fjollës iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak.

Këngëtarja shoqërohej nga dy persona, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Madje u raportua se Fjolla dhe Fisnik Syla kishin nisur prej pak kohësh një romancë, duke u bërë e ditur se biznesmeni është pikërisht personi që i ka dhuruar këngëtares makinën Audi Q7.

Pas këtyre lajmeve, Fjolla e cila po qëndron në një shtëpi në Kukës bashkë me vajzat e saj, ka reaguar nëpërmjet një statusi në InstaStory, duke mohuar lidhjen intime me këtë

Mirëpo, vetëm pak ditë më parë u raportua se para gjyqtares Merita Karaj, Fjolla Morina ka dhënë dëshminë e saj, duke treguar se biznesmenin Fisnik Syla, e ka të dashur, duke shtuar se janë gati për martesë. Ndër të tjera Fjolla deklaron se:

“Me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat.”

Për këtë ngjarje dëshmi para gjykatës ka dhënë dhe Fisnik Syla, i cili ndër të tjera ka deklaruar se:

“Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji, e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla, kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim.”

Advertisement
Loading...