Gili me postimet e fundit ua merr anën edhe vajzave të reja(FOTO)

Gili rrëmbeu vëmendje me këto fotografi.

Njëra ndër këngëtaret më të dashura shqiptare, Gili, shquhet si një ndër femrat më elegante të estradës.

Ajo përkujdeset maksimalisht që në çdo paraqitje të saj të duket edhe më e veçantë.

Me fotografitë e fundit, 53-vjeçarja rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve të saj, ajo shfaqet me një fustan të gjatë.

E veçantë duket ajo edhe në videoklipin e këngës së saj të fundit me titull “Ashiqare”.

Për muzikën dhe tekstin është përkujdesur Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin Ervin Gonxhi.

Advertisement
Loading...