Grimeri i njohur Mario Dedivanovic ndër lot flet hapur për orientimin e tij seksual

Mario Dedivanovic u nderua më çmimin “American influence Aëards 2019”, event ky që bën bashkë të gjithë entuziastët dhe gurutë e bukurisë, i cili u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles.

Në skenë erdhi Kim Kardashian e cila i prezantoi atij këtë çmim, e cila nuk mund të ishte më krenare dhe mirënjohëse për udhëtimin e saj në jetë me Marion. Si shokë dhe bashkëpunëtorë për më se 11 vite, Kim e falenderon Marion që i kishte qëndruar gjithmonë bashkë në çdo sfidë dhe i kishte dhuruar asaj ndër kujtimet më të bukura.

Gjatë fjalimit të tij ku edhe pranon çmimin, aty karshi mikes së tij kim Kardashian i drejtohet të gjithë audiencës dhe popullit shqiptar, duke pranuar pranuar për herë të parë me krenari që është gay.

“Faleminderit shumë të gjithëve, faleminderit Kimberly muza ime dhe engjëlli im, për dashurinë dhe përkrahjen tënde gjatë gjithë këtyre viteve – koha do e tregojë se sa e rëndësishme kishte qenë përkrahja jote në jetën time.” – thotë Mario plot emocione teksa i drejtohet Kim Kardashian.

Pas gjithë punës së palodhshme, make up artisti shpjegon se si diçka filloi të ndodhte në jetën e tij.

“Fillova të kuptoj se po ndihesha shumë konfident e më pak i pasigurt, më i gatshëm të shfaqja veten time të vërtetë. Më rehat në lëkurën time.”

Mario tregon për një ditë në jetën e tij, kur shkoi në shtëpi dhe më fund ia plasi vajit duke i thënë nënës së tij se janë bërë vite që ai po fshihte ndjenjat e tij se kush është, kujdesej si fliste dhe ecte – sepse ai e dinte që kishte lindur ndryshe.

I kishte thënë nënës: “Isha i traumatizuar të isha vetja, kam jetuar gjithë jetën në frikë dhe turp. Isha i turpëruar se kush isha – një njeri me zemër të pastër.” – dhe ajo me zemër të thyer i kishte thënë që nga ky moment nuk do të jetosh duke u ndjerë kështu.

“Duhet t’u tregoj dicka të rëndësishme motrave dhe vëllezërve të mi shqiptar, gjakut tim! Bleva një tokë në mal të zi, për të ndërtuar një shtëpi buzë lumit, ashtu sic babi im gjithmonë kishte ëndërruar. Por dua të ndërtoj një shtëpi aty, dhe dua të ndjej në zemër krenari në momentin kur shkel atë tokë. Po ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë, zemrën dhe shpirtin tuaj sepse shumë vajza dhe djem të vegjël po rritën në frikë dhe dhimbje sikurse unë. Shumë të tjerë konsiderojnë vetëvrasjen çdo ditë, sikurse unë. Kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit se rrethi i tyre do t’i gjykojë.  Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, ne dashurojmë. Sot për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si një 37 vjecar gay! Në fund të ditës ndihem i lumtur sepse jam unë.” – thotë Mario ndër lot dhe ndër ovacione të publikut.

Fjalimin e tij të plotë mund të ndiqni në videon e mëposhtme, nëse mund të përmbani lotët deri në fund.

Advertisement
Loading...