Hidhet nga ura, ndërron jetë aktori i njohur

Aktori që akuzohet për sulm ndaj Paris Jackson, ka vdekur pasi kërceu nga ura.

Aktori, Isaac Kappy, i cili dyshohet se sulmoi Paris Jackson dhe akuzoi Seth Green për pedofili, kërceu nga një urë në Arizona dhe vdiq, shkruan TMZ.

Departamenti i Sigurisë Publike i Arizonës ka konstatuar se Isaac Kappy, u hodh nga ura pranë Bellemont, Arizona, të hënën.

Kappy thuhet se kërceu nga ura Transwestern Road pas u godit nga një kamion, këtë e konfirmuan zyrtarët të martën në mëngjes.

Para se të kërcejë nga ura, disa persona u përpoqën ta kapin Kappyn, por nuk arritën ta mbanin atë.

Vetëvrasja e aktorit vjen pas një postimi të hidhur dhe të gjatë që e bëri të hënën në Instagram.

“Keni kujdes, burri nuk ka argjë për të humbur, sepse ai nuk ka asgjë për të mbrojtur. Shihni dritën në të tjerët…Ky mësim ka ardhur shumë vonë për mua, por ndoshta mund t’ju frymëzojë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kappy kishte disa role të vogla filmike në “Thor”, “Terminator Salvation” dhe “Beerfest”.

Ai ndërroi jetë në moshën 42 vjeçare.