I madh edhe jashtë skenës: I kërkoi Babagjyshit të takonte Ledrin, ja si u surpriza vogëlushja (FOTO)

Zakonisht fëmijët, në letrat për Babagjyshin kërkojnë lodra e udhëtime, por nuk ka ndodhur kështu me një vogëlushe nga Kosova të quajtur Uri Nika. Gjithçka që ajo donte këtë fundvit ishte të takohej me Ledri Vulën, të cilin e adhuron.

‘I dashur Babagjysh, këtë vit jam sjellë shumë mirë. Të lutem që këtë vit të sjellësh një surprizë për mua‘, shkruan vogëlushja duke marrë me të mirë Babagjyshin.  Më pas ajo shkruan se dëshiron të takojë Ledrin, duke e mbushur foton me zemra e vizatime.

Letra për fat të mirë i ka shkuar Babagjyshit (Ledrit në këtë rast), i cili ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën vogëlushes. Ai ka publikuar një foto me të dhe krahas fotos,  edhe letrën që ka marrë.

Fëmijë, silluni mirë. Të gjitha dëshirat plotësohen‘, shkroi ai në Instagram duke dhënë kështu edhe një mesazh për gjithë  fëmijët e tjerë.

 

 

View this post on Instagram

 

Kids be good. All the wishes will come true. ❤️

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Advertisement
Loading...