Jeta pas divorcit e tmerrshme, Kelly Clarkson tregon se nuk është njësoj

Jeta e Kelly Clarkson që pas divorcit nuk është më e njëjta. Ylli i “Because of You”, i dha fund martesës 7-vjeçare në qershor të këtij viti, ndërsa një muaj më vonë ajo njoftoi rikthimin e programit të saj The Kelly Clarkson Show. Pavarësisht kësaj, Clarkson vazhdon të ndjejë pasojat e divorcit, duke e quajtur atë “të tmerrshëm”.

“Kam luftuar gjatë gjithë karrierës sime që të jem vetja. Shumica e menaxherëve apo publicistëve nervozohen me mua vetëm se jam libër i hapur. Etiketimet që njerëzit vendosin që herët më besdisin, por unë se bëj për asnjë këtë. Sinqerisht, kam ardhur nga një vend i vogël dhe jam mësuar që të gjithë të dinë gjithçka. Ndjeja se po të fshihja diçka, po bëja gabim. Nuk ka asgjë gabim! Kjo është jeta, shpesh merr drejtime jo të këndshme që ti s’i pret dhe të mërzisin.”

Këngëtarja, tregoi se veçanërisht ka qenë e vështirë për fëmijët e saj. Ajo dhe ish-partneri kanë 2 fëmijë bashkë, 6 dhe 4 vjeç.

“Ka shumë zemra që përfshihen në këtë histori. Kjo është diçka e vështirë për t’u drejtuar kur je një libër i hapur, por mbi të gjitha unë jam nënë para se të jem njeri publik. Prandaj asgjë s’më intereson më shumë se fëmijët e mi. Kjo ka qenë eksperienca më e vështirë dhe unë jam gati ta ndaj. Ishte më e tmerrshme. Muajt e fundit kanë qenë tmerrësisht të mërzitshëm. Eshtë si një efekt domino që ndikon në jetët e të gjithëve.”- vazhdoi ajo. 38-vjeçarja shtoi se nuk ka asnjë kuptim t’i mbash të fshehtë pasojat e tij. Sipas saj, divorci ndodh, është shumë i shëmtuar, por nuk ka pse kjo të mos thuhet me zë të lartë.

Advertisement
Loading...