Këngëtari i njohur shqiptar pëfundon nën pranga

Policia e Tiranës ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi se është arrestuar një person me inicialet A. Gj, 60- vjeç, pasi ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Bëhet me dije se personi i arrestuar është këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka.

Tiranë:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”, njofton TCh.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .

Advertisement
Loading...