Këngëtari tregon vitet e vështira në Greqi: S’më pranonin se isha shqiptar

Këngëtari me origjinë shqiptare Augustin Gega, i njohur me emrin e artit “Sin Boy” është një reper në Greqi.

Kohët e fundit ai ka publikuar këngën “Mama”,e cila është pëlqyer mjaft në vendin fqinj.

I ftuar në një emision grek, këngëtari tregoi se është me origjinë shqiptare si dhe u shpreh se ka ndjerë shumë racizëm gjatë rritjes së tij.

‘Sin Boy’ tregoi rreth vështirësive të kaluara dhe se asnjë nga miqtë e tij grekë nuk e pranonin pasi prindërit të tij se janë shqiptar.

“Kam lindur në Greqi por jam me origjinë nga Shqipëria. Prindërit e mi erdhën këtu nga Shqipëria. Kaluam vite të vështira, por tani kam të ardhura. Kam kaluar kohë kur haja bukë me vaj dhe me kripë, shqiptarët e kuptojnë këtë. Shumë emigrantë shqiptarë e kanë kaluar këtë fazë, e kam kaluar dhe unë dhe jam krenar që e kam përjetuar sepse më ka bërë më të fortë. Kam përjetuar shumë racizëm në Greqi, vajzat nuk më donin sepse isha shqiptar. Prindërit e tyre ju thonin ‘mos u shoqëro me atë sepse është shqiptar”, -ka thënë këngëtari Sin Boy./Opinion.al/