
Të rrallë janë ata aeroplanë që kanë ngjyra tjera përveç të bardhës, zakonisht të gjithë kanë këtë ngjyrë. Njëra ndër arsyet pse janë pikërisht të bardhë është se kjo ngjyrë nuk fshihet.
Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.
Gjithashtu, ngjyra e bardhë ka përparësi termike. Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera, jo të bardhë e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë. Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi.
Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit. Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.






























