Ledri Vula në Amerikë, me modelen e njohur shqiptare

Ledri Vula po kalon disa ditë në Amerikë.

Reperi është zbuluar se po gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një fotoje ku shihet pranë modeles Lorena Haliti.

Dyshja shihen duke e luajtur një lojë biliard, kurse përderisa ata po argëtohen, bashkëpunëtorja e Ledrit, Adea, duket se është e mërzitur dhe e ka nxënë gjumin pikërisht mbi tavolinën ku ata po luajnë lojën, shkruan Gazeta Express.

Ledri dhe Lorena duket se e kanë mbajtur shoqërinë, pas bashkëpunimit që kanë bërë për këngën ‘Rio’ të Ledrit, ku modelja ka qenë prezente në videoklip.

Nuk dihen arsyet e udhëtimit të Ledrit për në SHBA, por reperi mund të jetë duke punuar në një projekt të ri, dhe si bashkëpunëtore ka sërish Lorenën dhe ‘të përhershmen’ Adean.

Advertisement
Loading...