Lidhja e fshehtë e Ojas dhe Serhanit në rrezik, ja ç’do ndodhë nesër

Edip i thotë Merves se ajo është e dashuruar me të. Merve tallet me Edipin dhe e kalon natën duke pirë. Mehmet kërkon sërish të shohë fëmijën dhe i thotë Burxhus të lërë takim me Ojan. Merve shkon në shtëpi e dehur.

Ajo shtiret sikur sheh makthe nga nata kur hajduti hyri në shtëpi dhe bërtet që Serhan ta dëgjojë. Serhan i qëndron pranë Merves. Burxhu pajtohet me Merven që të bëhet pjesë e Sarmashëkut. Ajo shkon më pas tek Pelin dhe i lutet ta shpëtojë nga Oja.

Edip i përmend sërish Merves çështjen e dashurisë. Oja takohet me Merven. Merve i tregon që ka mësuar se ajo është bërë doktoresha e Burxhus. Pelin përballet me Serhanin dhe e pyet për qesen e mbeturinave por kupton që ai nuk di gjë.

Pelin i bashkohet Ojas dhe Merves në restorant. Ajo i hedh kunja Ojas për lidhjen me Serhanin në sy të Merves. Oja ka frikë mos Pelin i tregon Merves lidhjen e saj me Serhanin. Merve kupton që Pelin di diçka për Ojan. Arzu i bashkohet mikeshave dhe kritikon secilën prej tyre

Advertisement
Loading...