Luana Vjollca, vitin e ardhshëm do të…

Moderatorja shqiptare Luana Vjollca ka folur hapur pasi ka treguar detaje nga jeta e saj personale.

Në emisionin e djeshëm “Shiko kush luan” Luana dha lajmin më të madh, atë të martesës së saj.  Teksa po bënte një bisedë me Amin lidhur me dasmat ajo tha padashje se vitin tjetër mund të martohet.

“Mos e vri mendjen se vitin tjetër do mart….vetë. Deri vitin tjetër… nuk thash gjë, nuk thashë gjë”, tha Luana pa përfunduar fjalinë. Në atë moment publiku nisi të duartrokasë dhe mesa duket vitin e tjetër paskemi dasmë.

Luana Vjollca prej vitesh është në një lidhje  Krenar Çoçajn, të cilët deri pak kohë më parë e mbante të fshehtë.
Advertisement
Loading...