
“Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton!”. Nis kështu një artikull i Monitor.al, që bazuar në vëzhgime të fundit, shkruan se faturat janë rritur pasi çiftet shqiptare nuk mjaftohen më me një trëndafil. Në vijim gjeni të përmbledhura shkurtimisht disa nga dhuratat më të zakonshme, bashkëngjitur edhe kostoja mesatare e produkteve.
Lule: Trëndafili i kuq nuk hiqet si opion, megjithëse frymëzuar nga “E Bukura dhe Bisha”, ka nisur trendi i trëndafilave të balsamosur. Gjithashtu gjithnjë e më tepër po rriten kërkesat për të dekoruar një ambjent të caktuar.
Kostoja mesatare: 5,000 lekë.
Kujdesi personal: Kërkesat për të rezervuar një takim në qendrat e kujdesit të lëkurës dhe trajtimet spa janë rritur. Një dhuratë e tillë nuk përjashtohet as për burrat.
Kostoja mesatare: 4,000 ose 6,000 lekë paketë në çift.
Setet fotografike: Një shërbim i tillë ka qenë i përhapur kohëve të fundit, çmimi i të cilit ndryshon në varësi të studios, dekorit, numrit të fotove, numrit të pjesëmarrësve etj.
Kostoja mesatare: 4,000 – 10,000 lekë.
Veshjet: Uljet e shumta bëjnë që një pjesë e njerëzve të zgjedhin të dhurojnë veshje dhe këpucë. Përmendim edhe faktin që janë dy nga gjërat që kërkojnë më së shumti gratë.
Kostoja mesatare: 5,000 lekë.
Restorante: Një darkë? Sigurisht që po. Muzika live nëpër restorante të ndryshme, që krijon një atmosferë më romantike, është një ndër arsyet që i bind çiftet të pronotojnë diku.
Kostoja mesatare: 87,000 lekë
Udhëtime: Paketa të favorshme në vende si Budapesti kushtojnë këtë periudhë zakonisht 150 euro për person/ 3 ditë. Destinacione të tjera janë vendet italiane me paketa 220 euro për person/3 ditë.
Bizhuteritë: Çmimet për bizhuteri variojnë përgjithësisht nga 500 në 1000 euro.