
Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për Fjolla Morinën, pasi këngëtarja u kap pak muaj më parë me dy pistoleta në makinë në kufirin e Morinës për të kaluar ën Shqipëri. Pas arrestimit këngëtarja deklaroi se ishte shtatzënë, por pas disa vlerësimeve nga mjekët rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë.
Pas përfundimit të hetimeve, Fjolla akuzohet zyrtarisht për armëmbajtje pa leje. Ndërsa për dy shoqëruesit në makinë me të, i dashuri i saj biznesmeni Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muji, është pushuar akuza. Dosja mësohet të ketë kaluar tek gjykatësi paraprak, ndërsa pritet të caktohet data e gjyqit.

Për Fjollën u vendos masa “arrest shtëpie” për të kryer hetimet në lidhje me këtë çështje. Pas ngjarjes së bujshme, këngëtarja bëri publike lidhjen me biznesmenin, Fisnik Syla dhe pritet që për pak kohë ata të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.






























