Mozzik përlotet kur flet për vajzën e tij Hanën

Mozzik ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN”. Ndër të tjera, reperi dhuroi edhe një performancë për publikin, ku performoi disa nga hit-et e tij më të njohura, përfshirë këtu edhe “HANA”, kënga kushtuar vajzës së tij.

Pak para performancës moderatorja dhe autorja Luana Vjollca realizoi një intervistë të shkurtër me artistin në lidhje me vajzën, ku Mozzik nuk mundi të mos emocionohej teksa fliste për të voglën e tij.

 

 

Ai tha se do të donte që e bija mos të bëhej bëhej këngëtare, por të kishte një tjetër profesion. Kjo pasi ai nuk do donte që Hana të kishte jetën që ai vetë ka, të lodhshme dhe me shumë stres.  Ndërkohë në fund të intervistës moderatorja e pyeti se cili është mesazhi që do të donte të merrte vajza nga kjo intervistë, nëse do ta shohë një ditë?

“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë e do të bëj, do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde”, u përgjigj me lot në sy Mozzik, duke emocionuar jo pak edhe të ftuarit e tjerë.

Advertisement
Loading...