Në fillim e kam paragjykuar, e dashura e Seldit tregon momentet e lidhjes me këngëtarin

Seldi Qalliu prezantoi në muajin shtator të dashurën e tij, Sindin, me rastin e ditëlindjes së saj. Këngëtari postoi në rrjete sociale një foto përkrah saj dhe i bëri një urim shumë romantik.

“Edhe 100 zemra ime të dua shumë”, shkroi Seldi.

Më pas të ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ata treguan se ishin njohur në një koncert në Itali dhe se lidhja mes tyre është shumë serioze e po ecën në hapat e duhur (Kliko). Ndërkohë së fundmi Sindi ka folur më tepër rreth raportit të saj me Seldin, përmes një komunikimi virtual me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

E pyetur se çfarë është Seldi për të, ajo u përgjigj se në radhë të parë është shoku i saj më i ngushtë. Sindi ka treguar se në fillim e ka paragjykuar shumë këngëtarin, por pasi e ka njohur ka ndryshuar mendim për të.

“Në fakt në fillim e kam paragjykuar shumë Seldin, por kur u njoha pastaj më doli komplet kundër. Është një djalë shumë i thjeshtë, i sjellshëm, i edukuar dhe i respektueshëm”, ka thënë Sindi.

Ajo është shprehur se nuk bëhet xheloze për këngëtarin dhe as për të shkuarën e tij me Mimoza Shkodrën, sepse Seldi është treguar gjithmonë shumë i patër e i sinqertë me të.

Kujtojmë se para pak kohësh Seldi publikoi këngën “Nutella” si dedikim për partneren e tij dhe ishte pikërisht ajo që e shtyu ta publikonte pasi e dëgjoi projektin e tij muzikor.

Advertisement
Loading...