Në shtetin ku agjërohet 21 orë

Një nga vendet ku agjëruesit do të kufizojnë veten nga ushqimi dhe pijet është Murmansk në Rusi, ku besimtarët do të qëndrojnë deri në 20 orë e 45 minuta agjërueshëm, trasnmeton Gazeta Metro.

Siç thuhet tutje, rreth 19 orë agjërimi në ditë do të zgjasë në qytetin e Islandës, Reykjavik, Lulea në Suedi dhe në Fairbanks në Alaskë.

Koha e agjërimit në Oslo, Kopenhagë, Edinburg dhe Stokholm do të jetë rreth pak më shumë se 18 orë, ndërsa agjërimi në Londër, Berlin dhe Paris do të zgjasë më pak.
Myslimanët nga qyteti amerikan i Seattle dhe kryeqyteti rus i Moskës do të agjërojnë 16 orë, kohë kjo e ngjashme me e cila është e ngjashme me kohëzgjatjen e agjërimit në Kosovë.

Ndërsa në Miami, ata do të agjërojnë 14 orë dhe 25 minuta, në Dubai, 14 orë dhe 39 minuta, ndërsa koha më e shkurtër është në qytetin Ushuaia të Argjentinës. Atje është agjërimi vetëm 11 orë.