Nëna e Rita Orës publikon foto me bikini, e bija ka disa fjalë për të

Së fundmi Vera Ora ka postuar shumë shpesh fotografi me bikine, kjo ndoshta për faktin se ajo mori shumë komente pozitive për linjat trupore.

Kjo e fundit ishte nga kampanja e saj e re.

Ajo ka bashkëpunuar sërish me Melissa Odabash”, ndërsa vajza e saj, Rita u shpreh krenare për të.

“Kjo është nëna ime. Shumë krenare. Jam shumë krenare”, ka shkruar këngëtarja sipër imazhit të së ëmës.

Ajo ka shkruar se po i bën këto postime në shenjë përkrahje për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, sëmundje kjo me të cilën ishte përballë edhe vetë Vera.

Ajo kishte treguar se ka modeluar për një bamirësi si ambasadore e disa grave që kanë hapur qendra përkrahëse për gratë që përballen me këtë sëmundje.

Prindërit e Ritës së fundi kanë pushuar në bregdet, ndërsa tani i janë kthyer punës në profesionet e tyre.

Advertisement
Loading...