Nevina tregon si ndihet që Ilda mori emisionin e saj

Shumë ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur këtë sezon në Top Channel. Nevina Shtylla është larguar nga “Procesi Sportiv” dhe drejton një tjetër emision brenda Top-it, “Në shtëpinë tonë”. Vendin e saj në programin sportiv e ka zënë Ilda Bejleri e cila gjithashtu bëri një ndryshim këtë vit duke u zhvendosur nga Digitalb në Top Channel.

Mbrëmjen e kaluar Ilda kishte prezantimin e parë në emision dhe e ftuar ishte Nevina.

Në këtë “përballje” mes vajzave nuk kanë munguar edhe komentet. Ka qenë Nevila ajo që ka shprehur “zilinë” që Ilda ia ka zënë vendin.

“Me aq zili e pashë këtë studio sa mendova njëherë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty”,-është shprehur Nevina me shaka.

Batuta e Nevilës ka shkaktuar të qeshura në studio.

Advertisement
Loading...