Nijazi Thaqi: Nuk ka mbetur asgjë e mirëfilltë, tekstet përsëriten me dy fjalë

Në intervistën e javës të realizuar për emisionin flitet.se i ftuar ishte këngëtari Nijazi Thaqi i cili foli për vlerat muzikore dhe zhdukjen e tyre për shkak të artistëve të rinjë të cilët po kultivojnë muzikë jo të mirëfilltë.

Sipas Thaqit tekstet e këngëve ditëve të sotmë po sillen rreth dy fjalëve ” Më do, smë do- Të dua, stë dua”.

Thaqi ndër të tjerash theksoi se edhe pse nuk ka të mbaruar solo këndimin, ai në shpirt veten e ndjen artist më shumë se çdo kush tjetër, e për fat të keq siç tha ai artistat e vërtetë nuk e kanë fundin e lumtur, pasi shumica prej tyre kanë vdekur në varfëri.

Advertisement
Loading...