
Nuk ka zgjatur shumë heshtja. Noizy ka reaguar pas diss-t që i bëri reperi Big Kik në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Nëpërmjet një story në Instagram, Noizy shkruan se ai është larguar vetë nga grupi pasi hapi studion e tij. Më tej, ai shkruan se nuk hahet me dy lugë, teksa hedh edhe një kunjë kur thotë se ai di gjithçka.
Noizy gjithashtu ka thumbuar dhe Meriton Mjekiqin, ku i thotë se i ka shkruajtur 10 herë per ta ftuar në emision por nuk e ka pranuar se nuk ia vlen.
Sa qef kanë të bihen viktima në sy të të tjerve …mos harroni se çudia më e madhe zgjat 2 ditë.Ty s’të largoi njeri por ike vetë,hape studion tate në shpi dhe nuk je bo i gjallë apo harrove? Kaq është historia e vërtetë.Pasi hape rrugën.Ti OTR s’ke qenë naj herë dhe kurrë s’do jeshë. Ke qenë një artist që ke kërku suport si shumë tjerë.Se ça flet nëpër emisione me marr vëmendje nuk e di. Nuk hahet me 2 lugë.Dhe mos harro që unë di gjithçka.Edhe kur ke qenë me ne ke fol me armiqt tonë “me kamër”por s’të kemi bo gjo se je beb.

A ka emision që nuk përmendet Piktura madhe? Noizy’s show”. Kush mund ta bëj një përmbledhje sa here është përmendur emri im në atë emision? Bashkë me sa herë është fol ose janë gjujt kunja kundra meje?Ma shumë herë sa ka pas të ftum besoj. Më fal qe s’ta kam pranu ftesën m’ke shkrujt nja 10 her.Po sja vlen.
Po nuk u permend Noizy s’ka lajm..ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re Noizy,Noizy,Noizy,Noizy. E di qe ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë.I’m unstoppable.”






























