PAK KUSH E DI: Kështu bëhet si duhet kafeja turke – më të mirë kurrë s’keni pirë

Ka diçka të veçantë në kafenë turke! Sot, kur në kafene gjendet gjithnjë e më rrallë dhe kryesisht e pijmë në shtëpi për të nos rënë në harresë, Gazeta Metro ua përkujton se si duhet bërë mbretëreshën e të gjitha kafeve!

E para dhe themelorja, për kafe të mirë turke duhet përzierja cilësore, dhe për këtë mos kurseni në të – e pini nga kënaqësia, jo nga zori!
E dyta, pak kush e di se për kafenë turke në filim uji nuk duhet të vlojë! Në xhezve uji ngrohet deri një grimë pa vluar, dhe hiqet nga pllaka.

Një pjesë e ujit derdhet në filxhan, ndërsa në pjesën tjetër shtohet kafeja (nga një lugë të pasur për secilin filxhan apo më shumë, nëse filxhanat janë më të mëdhenj apo nëse e doni kafenë shumë të fortë).

Përziejeni që të mos mbeten droçka, dhe kthejeni në zjarr deri sa të ngrihet deri në buzë të xhezvesë, hiqeni nga zjarri dhe shtojani ujin të cilin në fillim e keni hequr. Kthejeni prarë në pllakën e nxehtë dhe leheni të vlojë.

Hiqeni nga shporeti, prisni disa sekonda dhe shtojan një lugë të vogël uji të ftohtë. Vetëm atëherë kafeja është e gatshme për shërbim!

Gabimet themelore gjatë përgatitjes së kafesë:

– Përzierja e tepër e vret shijen;
– Ta lësh disa herë që të ngritet deri në buzë të xhezvesë e prish shkumën dhe e ndryshon shijen e kafesë;

– Përzierja e kafesë pasi të jetë zier, të ketë vluar dhe të jetë hequr nga pllaka po ashtu e ndryshon shijen e pijes së dashur të mengjesit.

– Nëse kafeja ëmbëlsohet, sheqerin më së miri është t’ia shtoni kur uji është i ftohtë në xhezve, para se ta qitni e ta zieni kafenë.

Provojeni dhe edhe vetë di të bindeni se sa është ndryshe shija – më e mirë!

Advertisement
Loading...