Përse nuk duhet t’i puthni fëmijët në buzë?

David Beckham e kishte puthur vajzën e tij Harper në buzë, ndërsa të njejtën gjë e bën edhe Viktoria. Për ta duket se kjo është një gjë normale, mirëpo kjo shkaktoi reagimin e opinionit publik.

Edhe pse psikologët thonë se fëmijët duhet të ndjehen të dashur dhe të sigurtë në familje, puthja e tyre në buzë nuk është mënyra më e mirë për t’ia shprehur dashurinë prindërore.

Përse?

Mund të ngatërrojë limitet personale te fëmijët 

Goja dhe buzët janë limitet personale te fëmijët. Kur e puthni fëmiun tuaj në buzë, ia bëni me dije se gjithkush mund ta bëjë atë. Prindërit invaziv mund ta zhvillojnë sindromën e viktimës te fëmijët dhe fëmija nuk do të mund të thotë jo kur nuk dëshiron diçka.

Nuk është higjienike

Stomatologët rekomandojnë që prindërit mos ta bëjnë një gjë të tillë, pasi goja ka shumë bakterie të cilat mund të mos jenë të rrezikshme për të rriturit, por te fëmijët mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme.

Fëmija mund të fillojë t’i puth të tjerët si shenjë ngushëllimi 

Fëmija mund të fillojë ta bëjë të njejtën jashtë familjes së tij si shenjë ngushëllimi ose simpatie.

Për këto shkaqe më mirë është që t’i puthni fëmijët në faqe ose në ballë.

 

Advertisement
Loading...