Puçra të vogla në trup? Zbuloni shkakun e shfaqjes së tyre

Po flasim për ato puçrrat e vogla që dalin në trup, kryesisht në pjesën e shpatullave dhe kurrizit. Këto puçrra janë një tregues se organizmi ynë është intolerant ndaj glutenit.

Gluteni është stimulues i sëmundjeve ndryshme të lëkurës, siç janë ekzema dhe psoriaza. Por kjo varet nga organizmi, sepse çdo organizëm e tret në mënyrë të ndryshme glutenin.

Dhe për pasojë, organizmi që e ka të vështirë ta tresë, e shfaq mbi lëkurë në formën e puçrrave. Këto puçrra shoqërohen me kruajtje, kjo për shkak se sistemi imunitar duke qenë intolerant krijon antitrupa që e stimulojnë.

Megjithatë, siç skruan shëndeti, kjo është forma më “e lehtë” e shfaqjes, pasi intoleranca ndaj glutenit shkakton edhe probleme me stomakun, lodhje kronike, mungesë përqendrimi, depresion, ankth, deri në vështirësi për ngjizje. Secila prej këtyre alergjive shoqërohet me simptoma specifike.

Advertisement
Loading...