Reperja shqiptare tregon se kur do të vijë në jetë fëmija e dytë

Në muajin prill të vitit që lamë pas, reperja shqiptare Gjira Kajtazi u bë nënë e një vogëlushi të cilin bashkë me partnerin e saj vendosën ta quajnë Maël.

Me ardhjen në jetë të djalit, jeta e këngëtares tashmë sigurisht që ka marrë një tjetër drejtim dhe lumturinë që ndjen e ka ndarë shpeshherë në rrjete sociale.

Lajmi i bukur është se lumturia në familjen e tyre do të shumëfishohet, pasi Gjira është sërish në pritje të ëmbël,

Kësaj here, dyshja do të bëhet me vajzë, emrin e së cilës e kanë menduar që në momentin që kan mësuar gjininë e saj.

Për më tepër, Gjira ka treguar për ndjekësit se bebushi numër dy do të vijë në jetë në muajin janar.

“E kemi një emër që prej ditës që mësuam se ishte vajzë, por kam kërkuar ende për opsione. Megjithatë, duket se asgjë s’e “mposht” dot zgjedhjen tonë të parë. Data e lindjes është në mund të muajit janar.”- ka shkruar reperja në InstaStory.

 

Advertisement
Loading...