Rihanna flet për herë të parë për jetën e saj private

Rihanna është një nga këngëtaret më të preferuara për të gjithë, por për jetën e saj private dimë shumë pak. Së fundmi, ajo ka dalë jashtë kornizave dhe ka folur hapur për dashurinë e jetës dhe planet për martesë.

Në një intervistë Rihanna i dha përgjigje çdo pyetje që ne kishim për jetën e saj: Rihanna ka treguar se lidhja e saj me Hassan Jameel është një ndër gjërat që i ka ndryshuar balancën mes jetës dhe punës.

“Dy vitet e fundit kam kuptuar se duhej të krijoja më shumë kohë për veten time, sepse kjo ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor. Nëse nuk je i lumtur nuk do të jesh i lumtur edhe nëse bën gjëra që ty të pëlqen t’i bësh. Do të dukej si një detyrim dhe unë nuk dua që puna të duket si detyrim. Karriera ime është qëllimi im dhe nuk duhet të duket si asgjë tjetër përveçse si një vend i lumtur. Unë kam nisur një marrëdhënie dhe kjo ka rëndësi për mua. Ashtu siç ushqej biznesin tim, duhej ta ushqej edhe këtë gjë. Do t’i lë të gjitha gjërat për dy ditë ose tre ditë. Tani në kalendarin tim ka një ‘P’ që do të thotë ditë personale. Kjo është një gjë e re”, ka thënë Rihanna.

Gjithashtu ajo ka shtuar se dëshira më e madhe e saj është të bëhet nënë.