Rihanna ‘trondit’ rrjetet me foton e fundit, pozon gjysmë e zhveshur

Rihanna së fundmi është shpallur këngëtarja më e pasur në botë, sipas gazetës Forbes.

Teksa është jo-produktive në muzikë, zeshkania vazhdon të fitojë dhe të ruajë vëmendjen falë linjës së produkteve kozmetike të markës së saj, “Fenty”.

Në foton e fundit të postuar në Instagram bukuroshja shfaqet e shtrirë në tavolinë, ylli 32 vjeçar i muzikës nuk mbante të veshur asgjë në pjesën lartë teksa u mbulua vetëm me një shall ndërsa dukej më e ‘nxehtë’ se kurrë më parë.

Riri para pak ditëve është parë me të dashurin e saj Jameel, duke kaluar disa ditë të mira pushimi së bashku. Çifti zgjodhën si destinacion brigjet e Italisë, gjersa janë përcjellë vazhdimisht nga paparacët.

Ajo njëkohësisht është duke punuar edhe në albumin e saj të ri që pritet të publikohet shumë shpejt para fansave.