Rrëfehet gazetari italian: Kam një vajzë me këngëtaren shqiptare

Kritiku i madh italian i gazetarisë dhe politikës Vittorio Sgarbi, ka treguar së fundmi për lidhjen e veçantë që ka me Shqipërinë.

Ashtu siç edhe kishte pohuar disa kohë më parë, Sgarbi ka treguar se ka një vajzë të quajtur Alba me një këngëtare shqiptare.

Në një intervistë për median italiane ‘Corriere della sera’, kritiku italian ka folur për fëmijët e tij.

‘Di që kam tre fëmijë. Unë jam kundër abortit, gjithmonë kam inkurajuar nënën që ta mbajë fëmijën, por kurrë nuk kam bërë premtime që nuk mund t’i mbaja. Kur nëna e Karlin vdiq nga leuçemia, unë shkova në funeralin i vendosur të sillesha si babai i tij. Por ai ishte 15 vjeç, nuk donte të vinte me mua në Romë, ai shkoi në Varese. Më vjen keq, ai do ta kishte gëzuar atë. Kam edhe dy vajza pothuajse të njëjtën moshë: Evelina nga një familje e Torinos dhe Alba nga një këngëtare shqiptare’, tha Sgarbi.

Në një tjetër intervistë, kritiku italian ka treguar se Alba është fryt i marrëdhënies me këngëtaren lirike shqiptare Kozeta.

Alba tashmë 20 vjeç jeton në Shqipëri dhe vazhdon studimet e Eletronikës në Tiranë, ndërkohë që Sgarbi ka bërë të ditur se vajza mban mbiemrin e tij, shkruan newsbomb.al, transmeton Prive.

Gjithashtu italiani ka treguar se nuk kishte treguar asgjë më parë për vajzën pasi këngëtarja shqiptare ishte e martuar.

‘Alba, vajza ime nuk kishte si të ishte më e mirë, ajo është e aftë, elegante e serioze dhe do të martohet vetëm në kishë, mundësisht shumë shpejt. Mbi të gjitha është shqiptare, populli që unë preferoj. Gjithmonë i kam mbrojtur shqiptarët nga dashakeqësia e shtypit sepse edhe vetë kam një fëmijë shqiptar’, është shprehur Sgarbi.

Advertisement
Loading...