Sherri me Noizyn, reagon për herë të parë Oriola Marashi

Disa ditë më parë bëri bujë të madhe lajmi se shoqëria mes Noizyt dhe Oriola Marashit kishte marrë fund. Megjithëse ishim mësuar t’i shihnim shpesh së bashku, ata nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje nuk ndiqeshin më në rrjetin social Instagram.

Kaq mjaftoi që të aludohej se mes tyre kishte plasur sherri. Megjithatë, ishte Noizy ai që reagoi fillimisht në Instastory, duke bërë të ditur për fansat se gjërat mes tyre ishin rregulluar.

Reperi publikoi foton ku tregonte se Oriola kishte nisur ta ndiqte sërish në Instagram dhe krahas fotos shkruante “Kaq ishte”.

Pas Noizyt, ka ardhur edhe reagimi i modeles. Ajo ka publikuar në Instastory një foto krah mikut të saj, Noizyt, teksa kishin pozuar një vit më parë në festën e ditëlindjes së Elvana Gjatës, duke lënë të kuptohet se gjithçka mes tyre tashmë është në rregull.

Advertisement
Loading...