Shikoni se kë dëshiron ta ftojë për darkë Kim Kardashian

Kim Kardashian zbuloi se një nga mysafirët që ajo ëndërron ta këtë të ftuar për darkë në shtëpinë e saj është aktivistja adoleshente Greta Thunberg.
Image result for kim kardashian and greta

Ylli 38-vjeçar tha se ajo do të pëlqente të darkojë me 16-vjeçare suedeze, duke e lavdëruar atë si një “vajzë e re, e guximshme dhe e mahnitshme”.

“Ajo është një vajzë e re kaq e mahnitshme, dhe aq e guximshme për t’u ngritur në këmbë këtyre të rriturve që mund të jenë shumë të frikshëm dhe që ajo të jetë kaq e hapur dhe e sinqertë është pikërisht ajo që na duhet,” i tha Kardashian Reuters në Kongresin Botëror mbi teknologjinë e informacionit në Armeni.

Kardashian – e cila i ka afro 150 milion ndjekës në Instagram – shtoi se ajo ishte e gatshme t’i jepte ekspertizën e saj prindërve të Thunberg se si të shfrytëzonte platformat e mediave sociale.

“Duke folur në një platformë të madhe fton shumë opinione dhe personalitete të ndryshme dhe se si ata (prindërit) e menaxhojnë atë,” tha Kardashian.
Image result for kim kardashian and greta
Ftesa për darkë e Kardashian vjen pasi Thunberg mbajti një fjalim në samitin e OKB për ndryshimin e klimës në të cilin ajo dënoi liderët globalë.

“Për më shumë se 30 vjet, shkenca ka qenë e qartë. Sa guxoni të vazhdoni të shikoni larg dhe të vini këtu dhe të thoni që po bëni mjaftueshëm kur politika dhe zgjidhjet e nevojshme janë akoma askund, “tha Thunberg.

Burimi: Pagesix.com

Advertisement
Loading...