Si të shmangim elektrizimin e flokëve?

Sapo bien temperaturat dhe thahet ajri, elektronet negative largohen nga flokët tuaj, duke i lënë me ngarkesa pozitive, të cilat bëjnë që flokët të ngrihen lart.

Por ne kemi disa zgjidhje për ju:

Evitoni përdorimin e krehrit plastik, i cili i bën flokët të elektrizohen shpejtë. Përdorni më mirë krehër me fije metalike.

Përdorni në flokë një produkt hidratues.

Mos u shqetësoni: flokët tuaj të hollë apo të yndyrshëm nuk rëndohen nga produktet hidratuese, për sa kohë ato përdoren në majë të flokëve.

Bëjeni me sprej flokësh krehrin tuaj. Duket e çuditshme, por duke e bërë një gjë të tillë dhe pastaj të krihni me të flokët tuaj të elektrizuar. Kjo mënyrë funksionon 100%.

Përdorni pak ujë. Nëse nxitoni, shkoni në banjë dhe lagini pak flokët me ujë rubineti, sa për t’u hequr eletricitetin.