Si yll filmash, Gili prezanton djalin e saj

Gili është një këngëtare shumë e njohur nga Kosova, e cila për publikun shqiptar ka qenë një ndër këngëtaret e dashura të pas viteve ’90.

Teksa së fundmi klipet dhe këngët e reja të biondes ikonike të muzikës shqiptare duket po mungojnë, një tjetër yll po shkëlqen në familjen Berani, e duket se prindërit e famshëm Gili dhe Ilir Berani ja kanë lënë stafetën të birit.

Ai quhet Redon Berani dhe është djali i dy muzikantëve të njohur, kompozitorit Ilir Berani dhe këngëtares Gili. Ka filluar të merret me muzikë në moshën 6-vjeçare, por tashmë ka menduar ta marrë seriozisht pasionin e tij.

Në muajin qershor ai ka publikuar bashkëpunimin e tij të parë “Class” me Soya, me anë të së cilit u njohëm fillimisht me të, një projekt ky i zhanrit “Hip-Hop”. Ndërsa më 24 shtator, ai ka publikuar këngën e parë solo, me titullin “Aktore”, ku Redoni vjen në një tjetër stil.

I ftuar (virtualisht) këtë mëngjes në programin ‘Wake Up’ Redoni foli nga Greqia ku edhe po ndjek studimet e larta, për marrëdhënien që ka me muzikën.

Pyetjes se priti kaq vite për të nisur të këndojë, Redoni ju përgjigj se fakti i të qenit djali i dy emrave shumë të rëndëishëm të muzikës shqiptare e ka ‘detyruar’ atë të vonohej në mënyrë që të përgatitej mjaftueshëm për mbajtur imazhin e prindërve të tij në nivelin e duhur.

Me sytë e shkruar, vetullat e zeza dhe tipare si të një modeli dalë nga revistat e modës, portreti i Redonit vështirë se mund të lërë kënd indiferent. Genet e bukura të prindërve të artistit të ri, janë trashëguar më së miri tek i biri, e përpos faktit që Redoni aspiron të bëhet një këngëtar i famshëm, me siguri ai do të jetë një ndër djemtë më të bukur të shoëbiz-it shqiptar.

Advertisement
Loading...