Sonte publikohet bashkëpunimi i Capital T me reperin e njohur në Gjermani (VIDEO)

Shumë gjëra të reja po priten nga Capital T.

Pas sukseseve të tij të mëdha përgjatë këtij viti, reperi e ka në plan të përmbyllë 2019-tën me një bashkëpunim ndërkombëtar.

Ai njoftoi përmes Instagramit se është bërë bashkë me reperin e njohur në vendet gjermano-folëse, ukrainasin Capital Bra.

Projekti do të publikohet sonte në Spotify ndërkaq nesër me fillim të orës 12:00 në YouTube.

Kënga titullohet “Yalla”.

Kjo nuk është e tëra. Albumi me titull ‘Skulpturë’ pritet të dalë në vitin 2020.

https://www.instagram.com/p/B6VnD4qBgvv/?utm_source=ig_web_copy_link

Advertisement
Loading...