Tayna, Fifi dhe Melinda janë zënë shpesh bashkë, por ja detaji më i fundit në të cilin vajzat u bënë bashkë

Tayna, Fifa dhe Melinda kanë qenë disa nga artistet e rrethuara plot me kontroversitet përballë njëra-tjetrës.

Shpeshherë në artin e tyre ato nuk kanë nguruar që të lëshojnë “thumba” për koleget, fundja a nuk është hip-hopi dhe rrepi arti i konkurencës?

Edhe pse në distancë dhe ende pa ndonjë bashkëpunim midis tyre duket se vajzat kanë pasur të njëjtën mendje në projektet e tyre të fundit muzikore.

Fillimisht Tayna rikrijoi një këngë popullore shqiptare, atë “Kqyrni shoqe”, duke e sjellë në një version të ri

Po ashtu edhe kënga e fundit e Fifit është ripunim i këngës shumë të vjetër shqiptare “Oj zogo”.

Ndërsa Melinda me projektin e fundit “Pika Pika”, në refren ka përfshirë këngën popullore “Kush t’ka rrejt”.