Viti 2021 plot të papritura: Artistët shqiptarë kanë surpriza për fansat e tyre!

Artistët shqiptarë herë pas here po sjellin albume, ku këtë vit përmendim “10/10” të Ledrit apo “Mozzart” të Mozzik. Edhe viti tjetër duket se do të jetë i mbushur plot me albume, të cilat mezi presim t’i dëgjojmë. Më poshtë, po listojmë disa prej albumeve që priten të publikohen vitin ardhshëm

Aurela Gaçe

Në gusht të vitit të kaluar, Aurela Gaçe publikoi këngën “Më Mbaj” dhe tregoi se kënga në fjalë do të jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm që është në proçes e sipër.

Ronela Hajati

Ndonëse këtë vit nuk solli asnjë projekt muzikor, Ronela ka treguar në Instagram se po punon për albumin e saj visual që pritet të publikohet në mars të vitit të ardhshëm.

Dafina Zeqiri

Dafina, jo vetëm ka treguar që do të sjellë një album, porn a ka treguar edhe titullin “Dafinë, moj”. Këngët e saj të fundit do të jenë pjesë e listës së këngëve të albumit.

Xhensila Myrtezaj

Në një postim të hershëm në Instagram, Xhensila ka treguar se po punon fort për t’i sjellë dashamirësve të saj këngë të reja dhe një album. Meqë këtë vit na mungoi me një projekt solo, por vetëm me bashkëpunimin “Panorama” me Ardian Bujupin, viti tjetër do na sjellë edhe një album nga Xhensila.

Tuna

Tuna kishte deklaruar se në tetor të vitit të kaluar do të sillte një tjetër album pas “Fortuna”. Mirëpo ardhja e pandemisë dhe ngjarjet në jetën e saj personale i kanë shtyrë planet për vitin e ardhshëm

Sinan Hoxha

Në shtator të këtij viti do të kishim në duar një album dhe ndoshta, edhe një koncert recital nga Sinan Hoxha. Mirëpo, situata pandemike i shtyu planet edhe për Sinanin.

Kështu, ndonëse ky vit ishte paksa i vakët me prodhime muzikore, viti tjetër duket se do ta kompesojë mjaft mirë mungesën.

 

Advertisement
Loading...