Xhamia që u ndërtua për të nderuar një të krishter

Në krejt zonën rreth e rrotull Sarandës do të hasni në shumë xhami. Porse ato janë kryesisht të reja. Një kuriozitet më vete përbën një xhami që i kushtohet një të krishteri.

Ajo quhet “Xhamia e Gjin Aleksit” dhe është bashkë me disa varre të shenjta myslimane në mes të fshatit Rusan.
Xhamia është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe në shekullin XVII-të dhe është ende funksionale, ndërsa gjendet në periferi të Delvinës.

Xhamia e Gjin Aleksit është një xhami, dhe eshte monument i trashëgimisë kulturore në Rusan, rrethi i Delvinës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri.

Kjo xhami historike është ndërtuar në Shek. XVI, mbi rrenojat e nje kishe bizantine. Në oborrin e vet gjenden si një kishë ashtu dhe një teqe. Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë”, dhe mori statusin në vitin 1963.

Xhamia e Gjin Aleksit përbëhet nga portiku, salla e lutjeve dhe minareja. Portiku në anën veriore, i mbuluar me çati druri kufizohet nga një arkadë me harqe të mprehtë e mbi kolona guri.